Flash News

E-TJERA

U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në spital kamerieri nga Elbasani

U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në

Ka ndërruar jetë në spital kamerieri Gazment Kurmaku, i cili pesë ditë më parë u godit në restorantin ku punonte në Elbasan nga një klient me sende të forta.

Për pasojë, 50 vjeçari ra në tokë duke përplasur kokën dhe më pas përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Kujtojmë se Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant dhe ishte ulur në një tavolinë, por 50 vjeçari Gazment Kurmaku, me detyrë shef i kamerierëve, e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Në këtë moment ka nisur përplasja mes të dyve, ndërsa Llapushi e ka goditur Kurmakun me grushte dhe sende të forta. Për pasojë, 50 vjeçari ka rënë dhe ka përplasur kokën me një pjesë betoni.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, sot, pas pesë ditësh në spital, ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, autori i dyshuar Erjon Llapushi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes pas konfliktit.

 

 

Të fundit