Flash News

E-TJERA

U godit me thikë, ndërron jetë 43-vjeçari në Sarandë

U godit me thikë, ndërron jetë 43-vjeçari në

Një 43-vjeçar ka ndërruar pasi u godit paraditen e sotme me thikë në shëtitoren e Sarandës.

Policia njofton se 43-vjeçari i plagosur ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra. Në pranga është vënë një shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes. Ndërkaq, po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Informacion shtesë

Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit