Flash News

E-TJERA

"U goditën se po bënin detyrën", Shoqata e Gazetarëve thirrje Ramës dhe Veliut: Dënoni dhunën ndaj punonjësve të medias

"U goditën se po bënin detyrën", Shoqata e
Foto ilustruese

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë rastet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia, gjatë protestave të këtyre 4-ditëve.

Përmes një deklarate publike, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të dënojnë publikisht dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve.

“Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë”, shkruhet në deklaratën e Shoqata e Gazetarëve, duke i bërë thirrje policisë të ndryshojë sjelljen ndaj punonjësve të medias.

Deklarata e plotë:

THIRRJE KRYEMINISTRIT EDI RAMA DHE DREJTORIT TE POLICISE SE SHTETIT QE TE DENOJNE DHUNEN NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia, gjatë protestave të këtyre ditëve.

Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policise ; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë.

Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias.

Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik.

Të fundit