Flash News

E-TJERA

U hodh nga pallati, ndërron jetë 37-vjeçari në Elbasan

U hodh nga pallati, ndërron jetë 37-vjeçari në Elbasan

Ka ndërruar jetë në spital 37-vjeçari i cili u hodh pasditen e të martës nga lartësia e pallatit ku banonte në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se shkak për hedhjen nga lartësia e 37-vjeçarit është bërë gjendja e tij e rënduar psikologjike.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit