Flash News

E-TJERA

"U infektua një mjek", mbyllet Radiologjia në Berat, karantinohet gjithë personeli shëndetësor

"U infektua një mjek", mbyllet Radiologjia në Berat,

Një tjetër mjek në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me Covid, teksa është mbyllur reparti i Radiologjisë.

Mjeku kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar pozitiv, e më pas është karantinuar.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërkohë që burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekut dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tij të kontaktit.

Sipas kolegëve të mjekut, ai kishte 5 ditë i sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga koronavirusi.

Të fundit