Flash News

E-TJERA

U kap me drogë në Tiranë, pas verifikimit rezulton i kërkuar për vrasje në Gjermani

U kap me drogë në Tiranë, pas verifikimit rezulton i kërkuar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Alidon Marqeshin, shtetas i cili ka vrarë me sende të forta një shqiptar në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007. Gjatë kontrollit fizik, Marqeshit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Pas verifikimit, rezultoi se Marqeshi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me “arrest me burg” Gjykata e ULM në Gjermani.

"Më datë 11.06.2023, rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues Alidon Marqeshi. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Alidon Marqeshi, në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit