Flash News

E-TJERA

U kap me drogë, shefja e AKSHI përdorte dokumentet e punës për të shmangur kontrollet e policisë

U kap me drogë, shefja e AKSHI përdorte dokumentet e punës

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e 28-vjeçares Erisa Fero, zyrtaren e AKSHI e cila u kap duke transportuar rreth 58 kilogramë kanabis ditën e djeshme.

Sipas BalkanWeb, dokumentet zyrtare Fero përdorte dokumentin zyrtar të punës ku punonte, si punonjëse e AKSHI për të kaluar kontrollet e policisë dhe lëvizte me makina zyrtare zakonisht. Sipas raportimeve kur e reja ndalohej nga policia, tregonte dokumentin zyrtar dhe kalonte.

28-vjeçarja ishte në monitorim dhe vëzhgim nga grupi hetimor deri ditën e djeshme ku u kap në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis. Dyshohet se nuk është hera e parë që 28-vjeçarja kryente transportin e lëndës narkotike.

 Fero ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT.

 

Të fundit