Flash News

E-TJERA

U kap me d*ogë në Kukës, arrestohet 24-vjeçari

U kap me d*ogë në Kukës, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike në automjetin e tij. Arrestimi u krye në hyrje të qytetit të Kukësit, gjatë kontrolleve rutinë të shërbimeve policore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të automjetit tip “BMË”, me drejtues shtetasin I.N., 24 vjeç, banues në Kukës, u gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të dyshuara si cannabis sativa dhe kokainë.

Policia njofton se operacioni u krye nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

“Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, ndaluan në hyrje të qytetit automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin I.N. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë,” thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve procedurale, i riu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për hetime të mëtejshme.

Policia vijon kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në territorin e Kukësit.

 

Të fundit