Flash News

E-TJERA

U kap me k*nabis, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër

U kap me k*nabis, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dorezën metalike që iu gjet të riut gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia vijon kontrollet intensive në të gjithë qarkun, për të goditur veprimtaritë e paligjshme dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Të fundit