Flash News

E-TJERA

U la jashtë Këshillit, Ardian Isufi: PD në sytë e publikut ka tiparet e PS, kjo është shumë e dëmshme

U la jashtë Këshillit, Ardian Isufi: PD në sytë e publikut

Artisti dhe pedagogu Ardian Isufi deklaron se me situatën e krijuar në Partinë Demokratike, kjo e fundit shihet nga publiku si një Partia Socialiste.

I ftuar në ABC, Isufi theksoi se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për tu reformuar, ndërsa u shpreh se politika reale duhet të ecë duke u bazuar tek politika ideologjike.

“Unë jam me idenë që tek publiku duhet të bëhesh i besueshëm dhe mund të bëhesh me një qëndrim të qartë. Por marrëveshja me partitë e tjera ishte zhgënjyese në këto zgjedhje. Sot PD në sytë e publikut ka tiparet e PS dhe kjo është shumë e dëmshme. Ka shumë detaje që të bëjnë të pabesueshëm, dhe që të bëjnë të pabesueshëm edhe brenda familjes së djathtë”, tha Isufi.   

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së foli edhe për përjashtimin e tij nga kjo forcë politike.

“Unë nuk e shoh këtë pjesë si përjashtim. Unë e shoh që ka klane arkaike brenda PD që nuk i japin me asgjë kësaj partie. Në grupin e ri parlamentar ka nga ata që nuk i thonë më asgjë publikut”, tha ai.

 

Të fundit