Flash News

E-TJERA

U largua nga Kadastra, Lame: E konsideroj si dhuratë për ditëlindje

U largua nga Kadastra, Lame: E konsideroj si dhuratë për

Artan Lame e ka konsideruar largimin nga Kadastra si një dhuratë për ditëlindje. Nga konferenca për shtyp, ku u bë preznatimi i Dallëndyshe Bicit si pasuese e Lamës, ky i fundit tha se duhet të tërhiqet për t’u kujdesur më shumë për shëndetin e tij.

“Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, tha Lame.

Lame tha se në vendimmarrjen e tij nuk është ndikuar nga Rama dhe se çdo qytetar duhet të denoncojë rastet e abuzimit.

“Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.

Kjo mos ndërhyrje e Kryeministrit në vendimmarrje ka pasur edhe një të keqe të vogël, që ka qenë se besimi i tij total tek ynë ka bërë që një pjesë e stafeve të mos ndiejnë që ka një sy nga lart që i shikon. Një pjesë e stafeve e ka ndier veten të pavarur. Çdo punonjës i juaji duhet ta ndiejë që është pjesë e qeverisjeje dhe ta pyesë mirë veten pas çdo tasti që shkruan.

I drejtohem të gjithë punonjësve të Kadastrës, kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, imagjinoni çfarë duhet të bëni ju”, u shpreh Lame.

Të fundit