Flash News

E-TJERA

U përfshi në debatin e demokratëve, Noka përplaset me Ballën: E autorizon pengu të bëjë zëdhënësin e PD. Fyerje!

U përfshi në debatin e demokratëve, Noka përplaset me

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përfshirë në debatin e brendshëm të Partisë Demokratike në seancën parlamentare, ku deputetët në krah të Berishës të përjashtuar nga grupi parlamentar kundërshtuan vendimin e Lulzim Bashës.

Balla tha se seanca duhet të vazhdojë normalisht dhe kujtoi që në PD ka pasur historikisht përjashtime, duke sjellë rastin e ish-deputetit Spartak Ngjela.

“Mbështes vendimin tuaj zonja kryetare. E para të kujtojmë që në këtë sallë janë njoftuar vendime për përjashtime historikisht. Është përjashtuar Spartak Ngjela, Gilman Bakalli. Në këtë aspekt e drejta e një grupi parlamentar për të përjashtuar dikë është ekskluzive. Jam besimplotë që brenda grupit të PD ka një rregullore.

Po flas si një deputet. Nuk ekziston koncepti i pezullimit o je o s’je në një grup. Do i kërkoja grupit të PD që këtë ta adresojë në një seancë pasardhëse. Në këtë këndvështrim mendoj se seanca duhet të vazhdojë normalisht”, u shpreh Balla.

Sakaq,deputeti  Flamur Noka u shpreh se Taulant Balla nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

“Taulant balla nuk mund të flasë në emër të grupit të PD. Në rast se pengu autorizon Taulant Ballën të bëjë zëdhënësin e PD nuk mund të pranohet. Balla të vazhdojë me grupin e tij, por zëdhënësin e  shoqatës së bravave mund ta bëjë sa të dojë”, u shpreh ai.

 

Të fundit