Flash News

E-TJERA

Gara për 'Kushtetuesen'/ U përjashtua dy herë, Gjykata e Apelit rrëzon padinë e Eugen Papandiles ndaj KED-së

Gara për 'Kushtetuesen'/ U përjashtua dy herë, Gjykata
Foto ilustruese/ Eugen Papandile, marrë nga Top Channel

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e juristit Eugen Papandile, i cili kundërshtoi vendimin e KED-së. Pasi u përjashtua për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Papandile dorëzoi për të dytën herë padi në gjykatën administrative kundër KED.

Tashmë ngelet në fuqi vendimi i KED për përjashtimin e Papandiles nga gara si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Papandile u refuzua fillimisht nga KED, por më pas u rikthye në garë nga Gjykata Administrative e Apelit, për t’u refuzuar për herë të dytë nga Këshilli i emërimeve në Drejtësi.

Eugen Papandile ka mbajtur më herët në Gjykatën Kushtetuese postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa kërkonte që të ishte anëtar-gjyqtar.

Të fundit