Flash News

E-TJERA

U përmendi kompetencat, Presidenca ‘kokë për kokë’ me Ramën: Bën mirë të lexosh Kushtetutën; presim përgjigje mbi Covid-19!

U përmendi kompetencat, Presidenca ‘kokë për
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi

Presidenca ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta, referuar letrës që ky i fundit i nisi atij, Manastirliut dhe Ruçit për situatën e COVID-19.

Deklaratës së Ramës se Meta s’ka kompetenca të kërkojë llogari nga Ministria e Shëndetësisë, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur përmes publikimit të dy neneve, 23 pika 2 dhe 93 gërma H, të cilat sipas tij tregojnë të kundërtën.

Blushi këshillon Ramën të lexojë me vëmendje Kushtetutën, duke theksuar se Meta pret me padurim një përgjigjie mbi 11 pyetjet e nisura referuar COVID-19.

Reagimi i plotë i Zëdhënësit të Presidentit:

Shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sikundër u bë sot publike, i është drejtuar me një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, në respekt edhe të Kushtetutës:

???? NENI 23, PIKA 2
“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”

???? NENI 93, GËRMA “H”
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Kryeministri ende në detyrë, së pari bën mirë të lexojë me kujdes të vetmen Kushtetutë që ekziston në Republikën e Shqipërisë.
Së dyti i kujtojmë se është dekretuar për të qenë edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe jo ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë.
Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sikundër është në pritje, në vijim edhe të komunikimit të drejtpërdrejtë që ka patur me znj.Manastirliu, për të sjellë propozime për vlerësimin e figurave të shquara të mjekëve e infermierëve me kontribut të vyer në luftën kundër COVID-19.

Të fundit