Flash News

E-TJERA

U përplas me armë zjarri me djalin e kryeplakut të Kaninës, Gjykata e Vlorës lë të lirë efektivin e policisë

U përplas me armë zjarri me djalin e kryeplakut të Kaninës,

Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë efektivin  e policisë Lisjan Myrtaj pak ditë pasi u përplas me armë me djalin e kryeplakut të Kaninës në zonën e Lungomares.

Edhe pse Myrtaj u arrestua më 30 prill nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me akuzën për 'vrasje në tentativë', sot gjykata vendosi detyrim paraqitje për policin.

Myrtaj qëlloi me armë ndaj Juxhino Todin më 29 prill, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. 

Në seancë, mësohet se ai është shprehur se gjithçka e ka kryer për qëllime vetëmbrojtje. Ndërkohë, Juxhino Todi, (me mbiemër të ndërruar) me të cilin u përfshi në konflikt efektivi, vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Të fundit