Flash News

E-TJERA

U pezullua pas arrestimit të djalit për vrasje, polici Dilaver Velo i paditur nga PD për korrupsion në zgjedhje

U pezullua pas arrestimit të djalit për vrasje, polici Dilaver Velo i

Policia e Shtetit pezulloi nga detyra efektivin Dilaver Velo, i cili rezulton të jetë babai i Albano Velos, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, pak ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se ai është pjesë e listës së efektivëve të kallëzuar nga Partia Demokratike në 7 prill 2021, si i akuzuar për shpërdorim detyre në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

 Në kallëzimin e depozituar nga Partia Demokratike pranë prokurorisë, selia blu ka akuzuar Velon për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329 dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal. Kallëzimi në fjalë mban datën 7 prill të 2021-shit, ndërsa i adresohet dhe disa efektivëve dhe personave të tjerë.

Ai ka mbajtur detyrën si trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

 

Të fundit