Flash News

E-TJERA

U plagos mbrëmë në Elbasan, arrestohet Kei Piu, çfarë dëshmoi para policisë

U plagos mbrëmë në Elbasan, arrestohet Kei Piu, çfarë

Kei Piu është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit, pasi mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një sherri në një lokal.

I riu është vënë në pranga, pasi gjatë marrjes në pyetje nuk ka treguar të vërtetën dhe mbi të rëndon akuza për pengim të zbulimit të së vërtetës.

 Në dëshminë e tij, i riu nuk ka treguar asgjë për konfliktin, por ka thënë se është dëmtuar në palestër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami, dhe gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).”- njofton policia.

Kei Piu është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’. I riu, 23 vjeç në at kohë mbeti i plagosur vetëm në këmbë dhe u mbiejtoi plagëve. Në polici ai deklaroi se nuk e njihte autorin, por me zbardhjen e kamerave të sigurisë u zbulua se ai kishte debatuar me autorin pak orë para se t’i bëhej atentati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Të fundit