Flash News

E-TJERA

U plagos me thikë, ndërron jetë 47-vjeçari në Durrës

U plagos me thikë, ndërron jetë 47-vjeçari në

Ka ndërruar jetë personi që u plagos me thikë në Durrës, gjatë konflikti.

Shtetasi H. K është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.

Të fundit