Flash News

E-TJERA

U prezantua si efektiv dhe kërcënoi punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari

U prezantua si efektiv dhe kërcënoi punonjësit e Policisë

Një 39-vjeçar është arrestua nga policia në Durrës, pasi ka kërcënuar me armë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Siç njoftojnë blutë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.K., i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Njoftimi i policisë Durrës

Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit