Flash News

E-TJERA

U procedua penalisht për ‘shtëpinë e barit’, punonjësi i OSHEE: E mësova nga media, policia të shkojë në burg

U procedua penalisht për ‘shtëpinë e barit’,
Foto Ilustruese

Policia ka ndaluar dhe arrestuar tetë persona pas një aksioni në të cilin u konstatua një shtëpi bari në Bërdicë të Shkodrës. Ndërsa janë proceduar penalisht edhe pesë punëtorë të OSHEE-së, nën akuzë “për shpërdorim detyre”.

Njëri nga punonjësit e proceduar, Ramir Haderi me detyrë koordinator i Shpërdarjes pranë OSHEE, ka akuzuar policinë se nuk e ka vënë në dijeni për ndjekjen penale. Haderi shtoi se në detyrën e koordinatorit ai ka paraqitur të gjitha dokumentacionet e zonës që ai drejton.

“Jam shumë i indinjuar pasi nga mediat marr vesh se jam në ndjekje penale nga policia, për një shtëpi bari që është kapur në Bërdicë. Ndërkohë unë i kam vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e grupit të zonës që unë drejtoj nuk e kuptoj këtë urdhër që vjen për arrestim punonjësit e OSHEE-s dhe nuk ka asnjë polic të ndaluar. Çfarë përgjegjësie kam unë apo punonjësit e tjerë për ndërtimin e shtëpive të tilla? Në zonën që unë punoj kam 26 mijë banorë. I bëj thirrje prokurorisë , ministrit që të hetohet rasti dhe të arrestohen ato që kanë lidhje dhe s’ka asnjë lidhje që mua të më dërgojnë mua në ndjekje penale kur unë nuk kam punë në terren. Në burg duhet të shkojë e gjithë kupola e policisë jo unë”, deklaroi ai për mediet.

Të fundit