Flash News

E-TJERA

U shemb nga përmbytjet, 5 vite më parë Bashkia Shkodër kërkonte ristrukturimin e Urës së Bahçallëkut

U shemb nga përmbytjet, 5 vite më parë Bashkia Shkodër

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar situate problematike në disa qytete të vendit, kryesisht në Qarkun e Shkodrës ku deri tani raportohen mbi 2.000 ha sipërfaqe toke të përmbytura dhe 31 familje të evakuuara.

Si pasojë e përmbytjeve, u shemb Ura e vjetër e Bahçallëkut në hyrje të qytetit të Shkodrës duke paralizuar qarkullimin.

Megjithatë, qeveria ka pasur mundësinë të parandalonte shembjen e urës 5 vite më parë, kur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës asokohe Voltana Ademi në një shkresë drejtuar Ministrisë së Mbrtojtjes kërkonte ndihmë për të marrë masa për të mos rrezikuar pikërsiht shembjen që ndodhi dje.

Pavarësisht kërkesës që prej vitit 2017 e deri tani askush nuk ka marrë masat e nevojshme.

Asokohe Ademi i shkruante Ministrisë së Mbrojtjes duke i nënvizuar rëndësinë që kishte Ura e vjetër e Bahçallëkut. “Kjo urë ka lidhur historikisht qytetin (kështjellën) me lagjen jugore të Bahcallëkut, por edhe me zonën e Nënshkodrës, dhe me gjithë Shqipërinë poshtë lumit Drin”, shkruan Ademi në shkresë.

Ademi kërkonte nga ‘Mbrotja’ vlerësimin e gjendjes dhe ristrukturimin e Urës së Bahçallëkut.

“Merrni në konsideratë kërkesën tonë për një vlerësim nga ana e specialistëve tuaj mbi mënyrën e ndërhyrjes, duke vënë theksin në vlerësimin e gjendjes aktuale strukturale të Urës së vjetër të Bahcallëkut, përforcimet e nevojshme të strukturës aktuale si dhe zgjidhjet e mundshme për rikthimin e urës në parametrat e duhura të sigurisë dhe pse jo dhe të vlerave të saj historike”, thuhet në shkresë.

U shemb nga përmbytjet, 5 vite më parë Bashkia Shkodër U shemb nga përmbytjet, 5 vite më parë Bashkia Shkodër

Të fundit