Flash News

E-TJERA

U shfaq me maskë për herë të parë në publik, Meta tregon arsyen pse ndërroi qëndrim

U shfaq me maskë për herë të parë në publik, Meta

Presidenti Ilir Meta u shfaq për herë të parë në dalje publik me maskë.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte reflektim prej numrit të shtuar të infeksioneve apo kritikave nga kryeministri Edi Rama, Meta tha se ka reflektuar dhe nuk do të krijojë hapësirë për spekulim.

“E kam pasur tmerr të mbaj maskë. Në momente aktuale e mbaj për të mos lënë hapësirë për spekulim, ju bëj thirrje të gjithëve që të vendosin maskën. Nuk ka të bëjë me thirrjet e kryeministrit, se kryeministri na mbushi tre muaj mendjen se maska ishte e pavlerë, tani ka dalë në variantin që qytetarët të kenë maska.

Nëse e shihni si reflektim, pozitive është. Shpresojmë të reflektojnë tjerët për ligjet”, u shpreh Meta.  

 

 

Të fundit