Flash News

E-TJERA

U shisnin dr*gë pushuesve në plazhet e jugut, arrestohen dy persona

U shisnin dr*gë pushuesve në plazhet e jugut, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, në dy operacione të ndryshme, njëri nga të cilët me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha.

Ata akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, kryesisht në lokalet e natës në plazhet e Jugut si në Drimadhe, Dhërmi, Himarë dhe Potam.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Dhërmiu", u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si "Dhuna në familje", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Falsifikimi i monedhave"). Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Potami”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi një rast të shitjes së dozave të drogave, në lokale në plazhin e Potamit, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën disa doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, nje peshore elektronike dhe vlera monetare të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave në lokale në këtë plazh”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit