Flash News

E-TJERA

U shkarkua pas videove në TikTok, Kapedanin e zëvëndëson "rivalja e vjetër"

U shkarkua pas videove në TikTok, Kapedanin e zëvëndëson
Enkeleda Kapedani

Në vend të Enkeleda Kapedanit është vendosur Matilda Fetau. Kjo e fundit është komanduar në krye të Gjykatës së Elbasanit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kapedani dhe Fetau kanë qenë rivale për këtë post, i cili u fitua nga magjistratja e shkarkuar. Të dyja kandidatet kishin nga 4 vota, por Kapedani e fitoi garët për shkak se kishte më shumë vjetërsi pune.

Kujtojmë që shkarkimi i saj erdhi pas videove të publikuara në TikTok, ku sfilonte në mjediset e gjykatës, ndërsa në Elbasan krimi është kthyer në shqetësim serioz. Ajo postonte video në makinë me veshje të shtrenjta.

Gjyqtarja u justifikua para trupës gjykuese të KLGJ-së, se videot dhe fotot i ka bërë për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.

Të fundit