Flash News

E-TJERA

U shpall në kërkim nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut, lirohet në Dubai Plarent Dervishaj

U shpall në kërkim nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut, lirohet
Plaurent Dervishaj

Autoritetet e Dubait kanë lënë të lirë Plarent Dervishajn, dy muaj pas arrestimit me kërkesë nga SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005.

Mësohet se ditën e djeshme, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e Dervishajt në Shqipëri.

Dervishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishën më 8 dhjetor 2020, pasi mundi t’i shpëtonte arrestimit gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”.

Tashmë i vetmi në kërkim për 2 vrasjet e bujshme të 2005 është Lulzim Berisha. Kujtojmë se, në një deklaratë për mediat avokati i Plarent Dervishaj i cilësoi akuzat e SPAK-ut ndaj klientit të tij si paçavure për qëllime politike.

Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha do të gjykohen në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.

  

Të fundit