Flash News

E-TJERA

U skualifikua nga gara, Zhaklina Peto kallëzon në SPAK kryetaren e KED dhe relatoren e dosjes

U skualifikua nga gara, Zhaklina Peto kallëzon në SPAK kryetaren e

Pasi u skualifikua nga gara për në Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion kryetaren në detyrë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tushën dhe relatoren për dosjen e saj, Miranda Andoni.

Ajo i akuzon anëtaret e KED për shpërdorim detyre pasi e kanë skualifikuar pa të drejtë nga gara për GJK.

“Fakti qe te gjitha gjetjet mbeten pozitive, këto mund te mos përkonin me dëshirën dhe agjendë personale te relatores Andoni qe dukshëm kishte qëllim ndalimin tim nga gara”, ka thënë Peto për disa media.

Kjo e fundit u skualifikua nga gara për herë të dytë, pasi Gjykata Administrative e Apelit e riktheu në garë atë.

Të fundit