Flash News

E-TJERA

U vra me leva e thika, arrestohen 5 persona për ekzekutimin e shqiptarit në Athinë

U vra me leva e thika, arrestohen 5 persona për ekzekutimin e shqiptarit

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin e 30 vjeçarit shqiptar Ermal Keramanaj të ndodhur në Athinë në datën 25 maj 2023.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, në pranga janë vënë 6 persona, një egjiptian, dy grekë dhe dy afganas e një bangladeshas.

Sipas të dhënave të hetimit policor, krimi është kryer për një arsye të parëndësishme dhe konflikt të çastit, konkretisht për një mosmarrëveshje mes viktimës, teksa hynte në një hotel me një vajzë dhe një nga autorët.

Policia bën me dije se ata shkëmbyen fjalë të rënda dhe më pas u përplasën fizikisht. Autorit i kanë shkuar në ndihmë pesë të pandehurit e tjerë dhe 30-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por ata e kanë ndjekur dhe e kanë rrahur pa mëshirë me thika, shkop e sende të tjera, për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

30-vjeçari u dërgua në spital ku më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Sipas policisë, si viktima ashtu edhe të gjithë autorët kanë angazhuar autoritetet për vjedhje, grabitje, armëmbajtje, mosbindje dhe vepra të tjera, por episodi nuk duket se ka lidhje me veprimtarinë e tyre.

Provat dhe të dhënat e mbledhura nga vendi i krimit, të kombinuara me deklaratat e dëshmitarëve, janë përdorur për të hetuar rastin.

Të fundit