Flash News

E-TJERA

Identifikohet viktima që u vra në Greqi, i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Identifikohet viktima që u vra  në Greqi, i përfshirë

Një shqiptar mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë në Greqi.

Sipas raportimeve nga mediat greke, i vdekur mbeti Roan Brahimi dhe u plagos  bashkëshortja e tij Katerina Beqo.

Roan Brahimi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai është i dyshuari kryesor i masakrës së Milotit, ku pas breshërisë me armë mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahja, krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

 

 

Të fundit