Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën me 30% më 2019
Gjatë vitit të kaluar numri i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit kryesisht për pushime shënoi rritje të shpejtë.
Anketa e INSTAT për Turizmin dhe Udhëtimet zbuloi më 2019 se shqiptarët bënë 850 mijë udhëtime jashtë vendit me një rritje mbi 30% në raport me një vit më parë. Nga totali i udhëtimeve, 37% ishin për turizëm nga 34% që ishin më 2018, ndërsa 46% ishin vizita tek të afërmit dhe miqtë nga 56% që ishin më 2018.
Në vitin 2019, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 5.350.604.
Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 5,5 ente. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,1 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,9 % të tyre. Mesatarisht në vitin 2019 një individ në Shqipëri ka kryer 2,3 udhëtime. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (12,9 %), Mars (10,7 %), Qershor (9,9 %), Dhjetor (9,6 %) dhe Korrik (9,4 %). Siç vërehet edhe nga grafiku shuma e netëve të qëndrimit (në milion) ka regjistruar vlerat më të larta në muajt Gusht, Korrik dhe Maj.
Udhëtimet sipas qëllimit, rritet turizmi
Shpërndarja e udhëtimeve sipas qëllimit, në vitin 2019, ndjek të njëjtin trend me numrin e udhëtimeve. Në vitin 2019, janë regjistruar 17,8 % më shumë udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2018. Përgjithësisht është shënuar rritje për të gjitha llojet e udhëtimeve, ndërsa vetëm për udhëtimet për qëllime biznesi të kryera jashtë Shqipërie është shënuar rënie.
Në 2019, udhëtimet e kryera në Shqipëri për qëllime “Biznesi” dhe kategoria “Pushime dhe kohë të lirë” janë rritur me rreth 2,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.
Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (68,8 %) se udhëtimet e gjata (4+ netë). Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (71 %).
Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet për “Pushime dhe kohë të lirë” me kohëzgjatje të gjatë në Shqipëri dhe jashtë saj kanë një përqendrim më të lartë përkatësisht 56,2 % dhe 52,8 %. Udhëtimet për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit (82,7 %) dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit (84,2 %). Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri (87 %) dhe të gjatë jashtë saj (80,8 %).
45-64 vjeçarët udhëtojnë më shumë
Analizimi i udhëtimeve sipas grup-moshës në vitin 2019, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, ndjekur nga grupmoshat 45-54 vjeç dhe 55-64 vjeç.
Analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë së udhëtarit, në vitin 2019, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda Shqipërisë janë kryer nga udhëtaret femra (51,4 %), ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,8 %)
Lidhur me kohëzgjatjen e udhëtimeve të analizuar sipas grup-moshave të udhëtarëve, në vitin 2019, vihet re që udhëtimet me kohëzgjatje të shkurtër (1-3 netë) kanë shënuar përqindjen më të lartë për grup-moshën 45-54 vjeç. Ndërsa udhëtimet me kohëzgjatje të gjatë (4+ netë) janë kryer nga grupmosha 65-74 vjeç.
Tirana dhe Korça destinacionet kryesore brenda vendit, Italia dhe Greqia jashtë
Në vitin 2019, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (28,5 %), Korçë (12,3 %), Vlorë (11,6 %) dhe Durrës (10,3 %). Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (6,6 %), Itali (5,5 %) dhe Kosovë (1,3 %).
Nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera në Shqipëri përgjatë tremujorëve të shpërndara sipas qëllimit “Pushime dhe kohë e lirë”, vihet re se në tremujorin e parë dhe të katërt është shënuar përqindja më e lartë e tyre në ato udhëtime që kanë si destinacion kryesor qarkun e Korçës përkatësisht 42,2 % dhe 35,3 %. Udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 23,5 %, ndërsa në tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 48,3 %. Në vitin 2019, destinacionet më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë të lirë” për tremujorin e parë janë: Greqia dhe Italia, për tremujorin e dytë: Italia dhe Turqia, në tremujorin e tretë: Greqia dhe Kosova dhe për tremujorin e katërt: Mali i Zi dhe Greqia.
Më shumë akomodohen tek të afërmit se sa në hotel
Lloji më i shpeshtë i akomodimit në vitin 2019, është “të qëndruarit tek të afërmit apo miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel” dhe “ambiente akomodimi me qira” apo “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime”. Në vitin 2019 vërehet rritje për kategorinë “ambiente akomodimi me qira” rreth 4,2 pikë përqindje, ndërkohë ulje është regjistruar për kategorinë “hotel” me 2,9 pikë përqindje.
Për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë, në vitin 2019 pesha më e lartë sipas llojit të akomodimit është regjistruar për kategorinë “qëndrim tek të afërmit ose miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel”.
Numri i udhëtimeve të kryera nga udhëtarët për qëllime personale në Shqipëri dhe jashtë saj është 5,09 milion për të cilët opsioni më i preferuar i akomodimit është “qëndrimi tek të afërmit ose miqtë”. Ndërsa në udhëtimet e kryera për qëllime biznesi si në Shqipëri dhe jashtë saj të cilat janë rreth 0,26 milion, “hoteli” është forma më e shpeshtë e akomodimit.
Për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera në Shqipëri shfaqen format të ndryshme të akomodimit në qarqe. Udhëtimet në të cilat janë regjistruar përqindjet më të larta të akomodimit në “hotel” kanë si destinacion qarkun Vlorë dhe Korçë , akomodimi në “ambiente me qira” dhe “shtëpi apo apartamente të dyta “ është raportuar në udhëtimet që kanë si destinacion qarqet: Durrës dhe Vlorë.
Sa i përket udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë, akomodimet në “hotel” paraqesin përqindjet më të larta për destinacionet si Greqi, Mal i Zi, Itali dhe Turqi. Akomodimi tek “të afërmit apo miqtë” paraqitet më shpesh në udhëtimet që kanë si destinacion Greqinë dhe Italinë.
90 % e udhëtimeve kryhen me transport rrugor
Rreth 4,8 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor të cilët përbëjnë 90,2 % të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2019. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor nëpërmjet makinave private me 5,9 pikë përqindje ndjekur nga transporti ajror me 2,1 pikë përqindje dhe ulje është regjistruar në transportin rrugor nëpërmjet autobuza/mikrobuza me 7,0 pikë përqindje.
Në rezervimet e kryera nëpërmjet agjencive të udhëtimit apo operatorëve turistik, për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera në Shqipëri vihet re se: për rezervimet mbi llojin e transportit përqindjet më të larta regjistrohen për udhëtimet të cilat kanë si destinacion qarqet Tiranë (19,8 %) dhe Vlorë (31,1 %). Ndërsa përqindjet më të larta të rezervimeve mbi format e akomodimit paraqiten në udhëtimet që kanë si destinacion Korçën (20,1 %) dhe Vlorën (38,8 %). Sa i përket udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë përqindjet më të larta të rezervimeve si për llojin e transportit ashtu dhe për format e akomodimit janë regjistruar për udhëtimet me destinacion: Italinë, Greqinë dhe Turqinë.
Nëse do të analizojmë udhëtimet një ditore sipas qëllimit (personale apo biznesi) brenda dhe jashtë Shqipërisë, vërehet se në tremujorin e katërt është shënuar numri më i lartë i udhëtimeve për qëllime personale dhe biznesi në Shqipëri, ndërsa udhëtimet për qëllime personale jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë në tremujorin e parë dhe ato për qëllime biznesi në tremujorin e katërt.
Vendi i origjinës së udhëtimeve
Rreth 25 % e udhëtimeve si brenda dhe jashtë vendit si vend origjinë kanë qarkun e Tiranës, nga të cilët 23,4 % janë udhëtime në Shqipëri dhe 31,1 % janë udhëtime jashtë saj./monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38