Flash News

E-TJERA

Udhëtimi në Arabinë Saudite/ PSG e pezulloi, reagon për herë të parë Leo Messi

Udhëtimi në Arabinë Saudite/ PSG e pezulloi, reagon për

Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pasi klubi i PSG mori vendimin për ta pezulluar me 15 ditë për shkak se udhëtoi në Arabinë Saudite pa marrë lejen e tyre.

Lojtari argjentinas Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pasi klubi i PSG mori vendimin për ta pezulluar me 15 ditë për shkak se udhëtoi në Arabinë Saudite pa marrë lejen e tyre.

Messi në videon e postuar në instagrimin e tij, kërkon falje për situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe dhe tha se udhëtimin që kishte rezervuar për në Arabinë Saudite e kishte pasur të pamundur ta anulonte.

Përshëndetje, shpresoj të jeni mirë. Doja të flisja pak për këtë situatë të ndodhur. Doja t’i kërkoja falje veçanërisht shokëve të skuadrës, klubit dhe sinqerisht për të gjitha këto që kanë ndodhur këtë periudhë.

Unë kisha rezervuar një udhëtim në Arabinë Sauditë për një takim që nuk mund ta anulloja më sepse e kisha bërë këtë gjë edhe më parë. Kërkoj falje për veprimin tim, por respektoj vendimin e klubit”, thotë Messi.

Tifozët e PSG, ditët e fundit kanë zhvilluar edhe protesta në stadiumin ‘Parc de Princes’ ku kanë kërkuar largimin e Messit dhe Neymarit.

Të fundit