Flash News

E-TJERA

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu, kryesisht në zonat jugore.

Mesdita dhe orët në vijim do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin, ndërsa në mbrëmje pritet përmirësim i kushteve të motit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 - 3 ballë.

Të fundit