Flash News

E-TJERA

Ulen ndjeshëm temperaturat, si parashikohet moti për sot

Ulen ndjeshëm temperaturat, si parashikohet moti për sot

Vala e të nxehtit ekstrem i ka lënë më në fund vendin ditëve të freskëta.

Nga sot, meteorologët parashikojnë një mot me temperatura normale.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Në veri do të jenë prezente reshje të dobëta shiu, të izoluara në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim në kuadratin e perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet relativisht intensive me shpejtësi deri 14m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 33°C

në zonat e ulëta 20 deri 37°C

në zonat bregdetare 25deri 35°C

 

 

Të fundit