Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat në fundjavë, rikthehen reshjet e shiut

Ulen temperaturat në fundjavë, rikthehen reshjet e shiut

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu priten në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Gradualisht reshjet e shiut të herëpashershme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Ulen temperaturat në fundjavë, rikthehen reshjet e shiutUlen temperaturat në fundjavë, rikthehen reshjet e shiut

Të fundit