Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit për ditën
Foto ilustruese

Vendi do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira kalimtare deri në mesditë. Ndërkohë në orët në vijim, vranësirat pritet të zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas-here në formë rrebeshi.

Orët e mbrëmjes dhe natës do të rikthejnë kthjellimet. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera të pandryshuar,  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare, por pritet të arrijë shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Të fundit