Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit për ditën

Këtë të hënë në vendin tonë do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësira kalimtare. Në zonat malore përgjatë kufirit lindor, vranësirat do të jenë më të shpeshta.

Këto kushte atmosferike do të vijojnë deri në mëngjesin e së martës. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por nuk pësojnë ndryshime në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Të fundit