Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet në fundjavë

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet në fundjavë

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.

Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezent të herëpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet në fundjavëUlen temperaturat, rikthehen reshjet në fundjavë

Të fundit