Flash News

E-TJERA

Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në vend

Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në vend

Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit.

Po ashtu, prej javësh në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë. 

Janë 375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit