Flash News

E-TJERA

Ulje temperaturash dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulje temperaturash dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi sot do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verlindor, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit