Flash News

E-TJERA

‘Ura e Zogut’ në rrezik shembje, arkitektja: Heshtja e ministrisë e implikon në këtë krim

‘Ura e Zogut’ në rrezik shembje, arkitektja: Heshtja e

Prurjet e shumta të Matit kanë dëmtuar Urën e Zogut në Milot, monument kulture i kategorisë së parë.

Si pasojë e dëmtimit të strukturës së saj, është vendosur edhe një shirit që ndalon qytetarët që të kalojnë mbi të, pasi përbën rrezik.

Arkitektja Doriana Musai në një intervistë për Report Tv thotë se ky degradim i urës ishte si një ‘vdekje e paralajmëruar’. Sipas Musait dëmtimet janë bërë për shkak të marrjes së inerteve në lumë, ndërsa heshtja e ministrisë e implikon atë në këtë krim për të shkatërruar urën.

‘Kemi shumë pak të tilla në territor. Askush nuk po ndërhyn për të bërë diçka për të shpëtuar është një vdekje paralajmëruar. Dëmtimet që kanë pësuar këmbët e urës për shkak të ndërhyrjeve për të marrë materiale inertesh ka bërë që bazamenti të çedojë.

Kjo është paralajmëruar në kohë nga ana e banorëve dhe arkivistëve. Po e lënë të degradojë. Heshtja e ministrisë tregon implikim në këtë lëshim të monumentit, pa ndërhyre dhe pa marrë asnjë masë. Është paralajmëruar në kohë. Heshtja e ministrisë tregon implikim në këtë krim duke e lënë urën të rrënohet. Është nga urat e ndërtuara në fillim të shtetit shqiptar. Është një kryevepër inxhinierike.

Ka qenë një eksperiencë e sjellë nga austriakët. Cilësohet për nga pikëpamja arkitektonike është një nga urat me të bukuar të Ballkanit. Është unikale në llojin e vet. Këtë urë nuk e gjen në asnjë vend tjetër te Europës.’- tha Musai.

 

Të fundit