Flash News

E-TJERA

“Urdhër për arrestimin e mjekut”, Rama i përgjigjet Edvin Priftit: Nuk merremi me të majtë e të djathtë

“Urdhër për arrestimin e mjekut”, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mjeku kardiolog, shef pavijoni në QSUT, Edvin Prifti, i cili para se të jepej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ të shtunën pasi iu gjetën 260 mijë euro dhe 160 mln në banesë e zyrë tha se është dhënë urdhër për arrestimin e tij.

Nga Rinasi, Rama tha se të gjithë ata që bëjnë pis bluzat e bardha duhet të vihen para përgjegjësisë, pavarësisht është i majtë apo i djathtë.  

Lajmi i mirë është se ka shenja inkurajuese të funksionimit të institucioneve të drejtësisë së re, i referohem mjekut liberal të djathtë që e ka futur Rama në burg sic u shpreh fatkeqësisht dhe denoncimet funksionojnë.

Dhe dua denoncime çdo ditë për ata që bëjnë pis bulzat e bardha. Jam i bindur që Tirja apo doktori në fjalë, liberali i djathtë që ishte edhe shef pavijoni, kjo tregon se ne nuk merremi me të djathtë e të majtë, të vihen përpara përgjegjësisë.

Kjo bëhet me dy shinat, njëra shinë është që sistemi të forcohet, reforma që unë kam thënë është e duhur e thellë sa s’ka se ndryshon menaxhimin e fondeve dhe spitaleve, i konfirmuar nga shumë modeleve.

Të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e “Tireve” shumë të madh dhe ka bërë një kapërcim epokal duke ndjekur të njëjtën rrugë që po ndjekim ne. Nuk mund të bësh dot reformë të thellë kur s’ke spitale siç ishte realiteti. Sot kjo bën që mjeku dhe infermieri të jenë të motivuar. Sot ne pagat i kemi rritur edhe pse nuk janë të mjaftueshme.

Shina tjetër është denoncimi, qytetarët që janë të vënë përpara “Tires” duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë dhe të drejtë. Në vend se të shkojnë pas “Tires” kanë kontaktin deri në nivelin më të lartë për të vënë alarmin.

Kështu krijohet një ambient mbytës për këto lloj mostrash që nuk duhet lënë të fryhen duke pirë gjakun e njerëzve që janë në shërbim”, deklaroi kryeministri.

 

Të fundit