Flash News

E-TJERA

Urdhri i Biden, reagon ambasada amerikane: Mjet jetik për integrimin e rajonit, referencë e qartë për Shqipërinë

Urdhri i Biden, reagon ambasada amerikane: Mjet jetik për integrimin e

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar për urdhërin ekzekutiv që nënshkroi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Ky i fundit autorizoi për bllokimin e pasurive të zyrtarëve që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Përveç bllokimit të pasurive, këtyre personave u ndalohet dhe hyrja në territorin e SHBA.

Ky udhër përfshin edhe Shqipërinë. Ambasada e cilëson urdhrin e Biden, mjet jetik drejt arritjes së qëllimit, që është integrimi i rajonit.

"Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. Lexojeni Urdhërin e plotë duke klikuar mëposhtë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

Të fundit