Flash News

E-TJERA

Uroi Ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit, kërkohet largimi i deputetit socialist

Uroi Ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit, kërkohet

Mesazhi i deputetit socialist Bujar Çela në Ditën e Pavarësisë me portretin e diktatorit Enver Hoxha ka shkaktuar shumë reagime. Dy organizata, Qëndresa Qytetare dhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e tij.

Në të kundërt paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë aksionin civil, duke denoncuar tek institucionet ndërkombëtare çdo përpjekje të deputetëve apo zyrtarëve për rehabilitimin e diktatorit dhe se do të ndërmarrë hapa konkrete për implementimin e një platforme të plotë dekomuistizimi.

Organizatat shtojnë se: Qasje të tilla na turpërojnë dhe na largojnë cdo ditë nga aspiratat për një shoqëri të paqtë dhe në sinkron me vlerat më të larta demokratike.

Të fundit