Flash News

E-TJERA

Ursula von Der Leyen flet për emigracionin: Është propozuar një plan veprimi

Ursula von Der Leyen flet për emigracionin: Është propozuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën për mediat është ndalur te çështja e emigracionit.

Ajo deklaroi se është propozuar një plan veprimi.

“Një çështje tjetër ka qenë migracioni. Bëhet fjalë për menaxhim të përbashkët të situatës. Është propozuar një plan veprimi

Për mua është e rëndësishme që të përçojmë mesazhin që edhe këtu mund të mbështeteni te. Kjo është sfidë e përbashkët dhe ta përballojmë së bashku”, tha Von Der Leyen.

Von der Leyen tha edhe se BE ka dhëne një paketë prej 1 miliardë euro për infrastrukturën dhe për energjinë.  

“KE jep 1 miliard euro në grante si mbështetje të menjëhershme financiare. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku, ku reflektojmë çdo gjë që bëjmë në BE në Ballkanin Perëndimor. Paketa për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 mln euro për buxhetin, ndihmë për familje, 500 mln euro të tjera janë mbështetje për infrastrukturën për energjinë e së ardhmes”- tha Von der Leyen.

Të fundit