Flash News

E-TJERA

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni para se të notoni

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni para se të notoni

Deti është një mënyrë për të gjetur qetësi edhe çlodhje. Të gjithëve na pëlqen të notojmë, por shpesh gabojmë me mënyrën se si ushqehemi para se të hyjmë në det.

Duhet të keni parasysh se disa ushqime ndikojnë keq në organizmin tonë, pasi hyjmë në det.

Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat dhe bizelet

Bishtajoret, e sidomos fasulet dhe thjerrëzat, janë ushqime të pasura me fibra, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e trupit, por jo kur bëhet fjalë për notin. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë fryrje, ngërçe dhe parehati intensive në ujë, ndaj është mirë t’i shmangni në muajt e verës.

Ushqime pikante

Ushqimet e pikante mund të shkaktojnë shqetësime gastrointestinale, teksa nëse notoni në pozicion shtrirë, ka shumë mundësi për refluks.

Kafeina

Fatkeqësisht, kafeja është një opsion me rrezikshmëri të lartë, pasi kafeina mund të na mbushë me energji. Nuk ka rëndësi nëse është në kafe apo pije energjike, ajo mund të shkaktojë dehidratim, i cili përkeqësohet edhe më shumë nën diell dhe kripën e detit

Alkooli

Një birrë ose një koktej veror mund të jetë ajo që ne kërkojmë në një ditë të nxehtë në det, megjithatë alkooli, edhe në sasi të vogla, mund të çojë gjithashtu në dehidrim.

 

Të fundit