Flash News

E-TJERA

Vajza e deputetit të PS i bashkohet protestës për Klodian Rashën: Në vend të tij mund të ishte secili prej nesh; Jo unë, mua më mbron mbiemri

Vajza e deputetit të PS i bashkohet protestës për Klodian

Vajza e deputetit dhe ish ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, Aleksia i është bashkuar protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se i bashkohet protestës teksa e cilëson ngjarjen të rëndë dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre.

Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo une. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjere, kush i mbron?
Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre përgjegjësi per kete ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo eshte nje ngjarje e vecuar qe nuk perfaqeson gjithe policine.

Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.
Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytëzojnë tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, ka shkruar ajo.

Vajza e deputetit të PS i bashkohet protestës për Klodian

Të fundit