Flash News

E-TJERA

Vajza e Donald Trump viziton Tiranën

Vajza e Donald Trump viziton Tiranën

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany Trump ka vizituar Shqipërinë.

Mbrëmjen e kaluar ajo është fotografuar përkrah bashkëshortit të saj, teksa kanë zgjedhur të darkojë në një restorant të njohur në kryeqytet.

Nuk dihen arsyet që e kanë sjellë çiftin e famshëm në Tiranë.

Javën që lamë pas, një tjetër figurë e rëndësishme vizitoi Shqipërinë. Një ndër biznesmenët më të mëdhenj të botës, Jack Ma themeluesi i grupit “Alibaba” qëndroi për pak ditë në kryeqytet.

Donald Trump ka pesë fëmijë, ndërsa Tiffany është fëmija i katërt i presidentit amerikan si dhe e vetmja fëmijë me gruan e dytë, Marla Maples.

Ajo është e martuar me miliarderin libanezo-amerikan Michael Boulos.

Të fundit