Flash News

E-TJERA

Vajza pret damarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dërgohet menjëherë në spital

Vajza pret damarët në bulevardin “Dëshmorët e

Një ngjarje e pazakontë u shënua pasditen e sotme në Tiranë.

Një vajzë ka tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas informacionit paraprak nga policia, motivet mbeten ende të paqarta dhe 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital.

“Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.

 

Të fundit