Flash News

E-TJERA

Vakanca në Kushtetuese, Meta përcakton afatin e fundit për kandidatët

Vakanca në Kushtetuese, Meta përcakton afatin e fundit për

Presidenti Ilir Meta ka vendosur ditën e nesërme si afatin e fundit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Vakanca e krijuar në Kushtetuese, vjen pasi gjyqtarit Përparim Kalo i përfundon mandati më 8 Prill të këtij viti. Me thirrjen për aplikime Meta ka kërkuar që procesi dhe rezultati të jetë transparent.

“Kjo vakancë krijohet për shkak se në datën 8 prill 2022, gjyqtarit aktual z.Përparim Kalo i përfundon mandati kushtetues për të cilin ai u emërua në dhjetor 2020. Thirrja për aplikime është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Fletoren Zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në të gjitha mjetet e informimit publik. Afati për paraqitjen e aplikimeve përfundon ditën e nesërme më 4 shkurt 2022. Përsëris dhe një herë thirrjen dhe ftoj çdo person të interesuar jurist të kualifikuar, të ndershëm, të pavarur dhe me integritet, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur dhe publik, dhe të paraqesë apikimin e tij pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi dhe do të ndjekë me përpikmëri të gjithë procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në ligj”, shkruan Meta.

Të fundit