Flash News

E-TJERA

Vakancat në KLP, kandidojnë katër prokurorë

Vakancat në KLP, kandidojnë katër prokurorë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vakanca, pasi brenda muajit dhjetor përfundon mandati 3-vjeçar i disa anëtarëve.

Pas thirrjes së Prokurorisë së Përgjithshme për të zëvëndësuar këto vakanca, kanë shprehur interes katër prokurorë.

Ata janë Sokol Stojani, Ludovik Doda, Deniona Katro dhe Zeqir Hodo. KLP që drejtohet nga Gent Ibrahimi, përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi.

Të fundit