Flash News

E-TJERA

Vaksina e detyrueshme? Pipero: Unë anoj nga domosdoshmëria; Brataj: Duhet ti lihet ndërgjegjes qytetare

Vaksina e detyrueshme? Pipero: Unë anoj nga domosdoshmëria; Brataj:

Lidhur me bërjen e detyrueshme të marrjes së vaksinës kundër koronavirusit, mjeku Pëllumb Pipero tha se kjo është domosdoshmëri, duke vënë theksin te ndërgjegjja qytetare.

Ndërsa drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në 'Real Story' se nuk duhet të bëhet e detyrushme.

Pipero: Unë do ta bëj vaksinën, nëse nuk e kam kaluar deri sa të vijë. Fëmijët i prek, i infekton, por nuk i sëmur. Ndaj këtij virusi askush nuk është imun. Për fashat më të rrezikuara është e domosdoshme të bëhet vaksina. Nuk rrezikojmë vetëm veten, rrezikojmë dhe të tjerët. Duhet të kemi përgjegjësi më të madhe qytetare.

Brataj: Nuk mund të bëhet e detyrueshme sepse nuk ka nivel vdekshmërie të lartë. Duhet të lihet në ndërgjegjen e njerëzve. Unë personalisht do të zgjidhja ta beja.

Të fundit